504 gjoba të shqiptuara për qytetarët që shkelën masat anti-covid

| 04 Jan 2022 | 09:45 | Nga

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme në Kosovë lidhur me arrestime, gjoba, persona të arrestuar.

Në 24 orët e fundit, policia ka raportuar se nuk ka pasur asnjë aksident me fatalitet.

Ndërsa aksidente trafiku me të lënduar janë raportuar 25.

Aksidente trafiku me dëme materiale, janë raportuar 34.

Policia e Kosovës, ka shqiptuar 1544 tiketa trafiku.

504 tiketa janë shqiptuar për qytetarët të cilët kanë shkelur masat anti-COVID.

22 persona janë arrestuar, asnjë person në mbajtje dhe në ndalim policor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme