52 raste të reja me COVID-19

Prishtinë | 26 Qer 2022 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 52 raste të reja me COVID-19. Po ashtu, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërsa, janë shëruar edhe katër qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 225,384 që nga fillimi i pandemisë, në total numri i rasteve aktive është 250.

Në 24 orët e fundit janë dhënë gjashtë doza të vaksinës kundër COVID-19, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,830,405 doza të vaksinës.

Deri më sot 823,674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, po ashtu deri më sot janë dhënë 103,145 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Të ngjashme