52 vjeçari u dashurua marrëzisht, 32 vjeçarja mashtron burrin dhe i vjedh mbi 200 mijë dollarë

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Një 52 vjeçar britanik u fejua me një grua të re ukrainase, duke menduar se po ndërtonte një jetë të re, por rezultoi se kishte bërë gabimin më të madh të jetës.

32 vjeçarja nga Ukraina e mashtroi atë duke i vjedhur 250 mijë dollarë.

52 vjeçari ishte dashuruar me ukrainasen, ata ishin njohur nëpërmjet rrjetit social “Viber” në Ukrainë.

Kur filluan të bënin takimet e para dhe pasi vendosën të jenë çift 52 vjeçari, i kërkoi gruas ukrainase të jetonin bashkë në Britani, pasi atje ai kishte shtëpinë dhe punën.

Por çështjet burokrtatike e bënë të “pamundur”, që gruaja nga Ukraina, Irina, të shpërngulej në Britani.

Si rezultat James, vendosi të shpërngulet në Ukrainë. Muajt kalonin dhe çifti dukej më se i dashuruar. James e propozoi për martesë Irinën. Ata bën një martesë, e cila më pas rezultoi se ishte false.

Të ngjashme