Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dyzetenëntë (49) aktakuza kundër pesëdhjetekatër (54) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, dje më 05 nëntor 2019, rreth orës 9:30 personi me inicialet A.M., – ish prokuror është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren, pas raportimit nga anëtarët e familjes së tij. Rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”. Me urdhër të prokurores, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë ditës së djeshme ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave. Gjithashtu, në lagjen ‘’Kamnik’’, në Gjilan, më 05.12.2019, rreth orës 22h, dyshohet se tre persona të maskuar, kanë hyrë tek marketi ‘’KAM’’ dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur paratë nga arka, në vlerë rreth 2,900 euro. Rasti është duke u hetuar.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale ”Dhunë në familje”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.