55 pacientë të prekur nga COVID-19 janë duke u trajtuar në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, ka njoftuar të dielën Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.
Në mesin e pacientëve të infektuar me koronavirus është edhe një foshnje.
Sipas njoftimit, dy pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno terapi në Mjekim Intensiv.
20 prej tyre janë të shtruar në Klinikën Infektive, dy në atë të Pediatrisë, e një tjetër në Klinikën e Gjinekologjisë.
Sa i përket spitaleve, një rast është duke u trajtuar në mjekim Intensiv Qendror, 10 në Spitalin e Gjakovës, katër në atë të Prizrenit, nëntë në Spitalin e Pejës dhe pesë të tjerë në Spitalin e Gjilanit.