56% e bizneseve kanë humbur kontrata shkaku i vizave

Prishtinë | 18 Kor 2018 | 19:03 | Nga

Mosliberalizimi i vizave për kosovarët, krahas shkeljes së të drejtës për liri të lëvizjes, ka shkaktuar dëme sidomos në sektorin e ekonomisë.

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka thënë se 56 për qind të bizneseve kanë humbur kontrata shkaku i mosliberalizimit të vizave.

“56% e bizneseve kane humbur kontrata dhe relacione te rëndësishme biznesore, ndërsa 62% kane pasur ndikime ne eksporte, si pasoje e mosliberalizimit te vizave”.

Ai ka thënë se liberalizim i vizave, do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve kosovare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme