56 raste aktive me Coronavirus në Fushë-Kosovë

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Fushë Kosovës deri më tani ka reagjistruar 62 raste me Covid-19.

Nga ky numër gjithsej tetë persona janë shëruar. Pra, në këtë komunë janë 56 raste aktive.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës së Fushë-Kosovës, Ali Topalli.

“Më shumë raste ka brenda në qytet dhe në fshatin Miradi e Epërme. Rastet janë të izoluara dhe në trajtim në shtëpi. Ato vizitohen nga stafi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë. Gjendja e tyre është stabile dhe nuk ka ndonjë nga ata që e kanë gjendjen apo shfaqin simptoma që ua përkeqësojnë gjendjen”, ka thënë zëdhënësi Topalli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme