58 punëkërkues do të ndjekin shkollim 3-vjeçar për aftësim profesional në Gjermani

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 12:14 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia për Përkrahjen e Punësimit Kosovë (APPK) organizon takimin përmbyllës me 58 punëkërkues kosovarë, të cilët pas përgatitjes se tyre 10 muajshe, në fillim të shtatorit do të fillojnë shkollimin dhe aftësimin trevjeçar profesional në profesionin “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve” në Gjermani, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i APPK-së, Bedri Xhafa, tha se ky është grupi i tretë që po niset për Gjermani, ngase dy gjenerata të mëhershme janë duke vazhduar shkollimin atje.

“Pikërisht këto gjenerata e para dhe e dyta janë element kyç që kanë hapur rrugën që kjo të jetë një proces afatgjatë. Ne këtë projekt e realizojmë në partneritet me një ndërmarrje sociale nga Gjermania. Ne nuk po qojmë vetëm njerëz profesionist, por në një mënyrë po prezantohet kultura kosovare me një profesion të ri për ne që është përkujdes ndaj të moshuarve”, u shpreh Xhafa.

Johannes Flowthov, përfaqësues i ndërmarrjes “Diakoni”, tha se qe 8 vite bashkëpunojnë me APPK-në në këtë drejtim duke falënderuar ata për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm, siç e quan ai.

Ai ka shtuar se në Gjermani nga Kosova kanë migruar vetëm për arsye familjare dhe janë martuar atje. Ndërsa sipas tij, shtetit gjerman ka ndryshuar ligjin për migracioni, Gjermani sipas tij është shtet që ka nevojë për persona të kualifikuar që dëshirojnë të punojnë atje.

“Kur kemi filluar të bashkëpunojmë Kosova ka pasur atë pjesën e personave që kanë migruar në Gjermani dhe arsye ka qenë bashkimi familjar dhe për mua ka qenë e dhimbshme që me arsyen për të shkuar në Gjermani janë martuar atje. Në vitin 2013 gjermania ka ndryshuar ligjin ku ka dashur që migrimi atje të nënkuptohet më i gjerë. Gjermania është njëri nga shtete fatlum që ka shumë punë dhe që ka mungesë të njerëzve për ta kryer atë punë. Prandaj Gjermania është në kërkim të personave që dëshirojnë të punojnë atje dhe që janë të kualifikuar. Në kuadër të projektit ne veç kemi menduar çka mund të bëjmë më shumë nga ligjet që ka aprovuar qeveria dhe e keni filluar projektin për arsim dhe aftësim profesional”, ka sqaruar Flowthov.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe Marten Menger përfaqësues i ambasadës gjermane në Kosovë.

“Jam i gëzuar që shoh kaq shumë të rinj që dot ë fillojnë shkollimin profesional në Gjermani. Fillimisht dua ti falënderoj APPK-në dhe “Diakonin” që e kanë përcjell këtë projekt me kaq shumë angazhim. Juve kandidatëve ju përgëzoj dhe të ju dëshiroj suksese që përveç shkollimit tuaj edhe adaptimin tuaj në shoqërinë gjermane”, tha Menger, raporton EO.

Të ngjashme