Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka biseduar për programin zgjedhor të PDK-së me disa banorë në fshatrat e Klinës.
Ai ka premtuar se do ta themelojmë dhe zhvillojmë Fondin për Punësim të Qëndrueshëm, në shumë prej 200 milionë euro, i cili për objektiv ka punësimin e mijëra të rinjve brenda vitit.
“Me banorë të disa fshatrave të Klinës, sot bisedova për programin tonë zgjedhor. Thelbi i një udhëheqjeje të mirë është vizioni dhe PDK-ja ka vizionin më të mirë për të ardhmen. Ne do ta themelojmë dhe zhvillojmë Fondin për Punësim të Qëndrueshëm, në shumë prej 200 milionë euro, i cili për objektiv ka punësimin e mijëra të rinjve brenda vitit.
Të rinjve të Klinës, Dukagjinit dhe tërë Kosovës do u krijojmë më shumë mundësi që ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin tonë, këtu ku kanë lindur dhe janë rritur”, ka shkruar Veseli.