Gjakovë: 5936 gjoba të trafikut të shqiptuara e 93 patentë shofera të konfiskuara gjatë shkurtit

Prishtinë | 01 Mar 2024 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, është duke vazhduar me zbatimin e planit operativ “siguria në trafikun rrugor” me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

“Njësitet dhe stacionet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, gjatë muajit shkurt, kanë ndërmarr një sërë aktivitetesh bazuar në planin operativ “siguria në trafikun rrugor”. Në zbatim të këtij plani, janë ndërmarrë masa të duhura preventive me qëllim vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Në zbatim të planit operativ “siguria në trafikun rrugor “, dhe planeve të tjera operative, gjatë muajit shkurt janë shqiptuar gjithsej 5936 gjoba të trafikut dhe janë konfiskuar si93 patentë shoferi. Prioritet në planet operative, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë, identifikimi dhe marrja e masave në përputhje me ligjin për rregullat e trafikut rrugor ndaj kundërvajtësve të cilët drejtojnë automjetet duke tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes, përdorin telefonin e dorës gjatë ngasjes, bëjnë tejkalime të parregullta, bëjnë gara shpejtësie etj. Gjatë muajit shkurt ndër të tjera janë shqiptuar:
•2646 gjoba për tejkalim të shpejtësisë,
•115 gjoba për tejkalimet e parregullta (në vendet e ndaluara),
•210 gjoba për kundërvajtësit të cilët gjatë ngasjes kanë përdorur telefonin e dorës,
•796 gjoba për mos vendosje të rripit të sigurisë etj.

Të ngjashme