Është e dukshme se rruga drejt një marke miliona dollarëshe do të jetë shumë e vështirë dhe do të kërkojë shumë dedikim. Sapo të vendosni se dëshironi të përkushtoheni për të investuar në një fushatë të markës, atëherë ju mund të thoni me të vërtetë se jeni në rrugë për të arritur krijimin e një marke miliona-dollarëshe.
Çfarë e dallon Givenchy nga Gap dhe çfarë e dallon Bentleys nga Mercedes-Benz nga Hondas dhe Toyotas? Këtu janë disa nga gjërat të cilat i bëjnë markat të famshme dhe të respektuara.
Kushtoni vëmendje detajeve
Steve Jobs dikur tha: ‘’Nuk ka të bëjë vetëm me atë se si duket dhe si ndjehet. Dizajni është ajo se si funksionon.’’ Fjala më e saktë për të përshkruar këtë është saktësia për përvojën e klientëve tuaj. Parashikimi i gjërave të vogla të cilat mund të nxjerrin pengesa në përvojën e përdoruesit dhe të shfaqni zgjidhje inovative ndaj atyre gjërave është vula e një marke miliona dollarëshe.
Mos injoroni sondazhet
Sondazhet mund të ju ndihmojnë në mënyrë dramatike të përmirësoni kthimin e investimeve të disa investimeve që bëni për markën tuaj. Sondazhet janë pjesë vitale e çdo fushate të markës. Nëse fushata juaj e markës është një anije në oqean, atëherë sondazhet do të jenë të ngjajshme me timonin e drejtimit. Sondazhet ju japin mundësi të lokalizoni perceptimin dhe reagimin e publikut ndaj përpjekjeve tuaja për markën, dhe ai vetëdijesim është i rëndësishëm për çdo përmirësim që bëni në të ardhmen.
Aftësohuni në elementet vizuale online
Është e rëndësishme të bëni markën tuaj tërheqëse vizualisht. Elementet vizuale kanë ndikim të madh në SEO dhe në angazhimin e vizitorëve.
Fokusohuni në ndjenjën
Një arsye pse disa marka janë më të vlefshme se tjerat, veçanërisht kur është fjala tek moda, lidhet me ndjenjën që konsumatorët pranojnë nga gjërat si reputacioni i famshëm i shtëpive të modës gjithashtu edhe përzierja unike e materialeve që ato përdorin. Por definicioni modern i markës luksoze është ulja në një paradoks në kuptimin që shumë e më shumë njerëz kanë para dhe mjete për të përballuar ato produkte ‘’luksoze’’.
Artikulli i The Economist, ‘’Exclusively for everybody’’, thekson pasojat shoqërore të markave të përhapura luksoze: ‘’Përderisa mallrat luksoze janë zgjeruar gjeografikisht, ato gjithashtu janë shpërndarë në shkallën shoqërore. Kur Coco Chanel krijoi parfumin e saj No.5 në vitin 1920 ajo e rezervoi atë për klientët e saj më të mirë, por në dekadën e ardhshme ajo e shiti në shishe më të vogla që më shumë gra të jenë në gjendje t’a blejnë’’. Tashmë, është e mundur që në mënyrë efikase të kopjoni karakteristikat e cilësisë.
Përdorni influencuesit
Në klimën aktuale të tregut, markat duhet të kenë lidhje me figurat e famshme të quajtura influencues. A e keni ditur se disa influencues në Instagram mund të fitojnë disa mijëra dollarë për një postim të sponzoruar? Platformat si Instagram janë të rëndësishme për markën sepse mbledhin një numër të madh të njerëzve me interesa, ndjenja, qëndrime të ngjajshme dhe një nivel të lartë të besimit drejt një figure të caktuar, e cila mund të shndërrohet në rezultate shumë pozitive për markën.
Shërbimi shembullor i konsumatorit
Mbulimi i të gjitha bazave tuaja është pjesë e procesit të një marke të shkëlqyer, dhe shërbimi i konsumatorit qëndron si një nga shtyllat e një fushate të mrekullueshme të markës. Nëse mendoni për të, shërbimi i konsumatorit është departamenti i cili përfshin bashkëveprimet më të shpeshta të njerëzve, kështu që si sillen përfaqësuesit tuaj të shërbimit të konsumatorit me klientët tuaj do të ketë ndikim të madh në mendimet e tyre rreth markës tuaj. Konsumatorët kanë shumë gjasa të lidhin një imazh ose një ndjenjë që ata marrin nga përfaqësuesi i shërbimit të konsumatorëve me tërë markën tuaj, pra është shumë e rëndësishme të keni një qasje të organizuar në shërbimin e konsumatorëve.