6 komunat e rajonit jugor përmirësojnë arkëtimin e tatimit në pronë

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 09:02 | Nga

Komunat e rajonit të Prizrenit në tremujorin e parë të këtij viti kanë përmirësuar arkëtimin e të hyrave nga tatimi në pronë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të prezantuara në raportin tremujor financiar të Ministrisë së Financave del se gjashtë komunat kanë arritur bilanc më të mirë në krahasim me periudhën raportuese të vitit të kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Komuna e Prizrenit në tremujorin e parë të këtij viti ka arkëtuar 410 mijë euro të hyra nga tatimi në pronë. Në tre muajt e parë të vitit të kaluar kjo komunë kishte arkëtuar 360 mijë euro në këtë kategori. Ndryshimi sipas MF-së është pozitiv për 15 për qind.

Ndërsa Komuna e Suharekës në tremujorin e parë të këtij viti ka arkëtuar 150 mijë euro të hyra nga tatimi në pronë, derisa në çerekun e parë të vitit të kaluar kushte arkëtuar 120 mijë euro. Përmirësimi i arkëtimit të këtij tatimi është 21 për qind.

Komuna e Rahovecit në tremujorin e parë të vitit 2018 ka arkëtuar 110 mijë euro të hyra nga tatimi në pronë, derisa në çerekun e parë të vitit të kaluar kushte arkëtuar 100 mijë euro. Përmirësimi i arkëtimit është 12 për qind.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme