6 libra qe iu mundësojnë të fitoni aftësi të ndryshme brenda një muaji

Prishtinë | 19 Jan 2020 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Njerëzit mësojnë gjatë gjithë jetës së tyre. Ndonjëherë kjo ndodh për shkak të përparimit të madh të teknologjisë, e nganjëherë sepse është e nevojshme, transmeton Gazeta Metro.


Këto janë disa nga librat që do ju ndihmojnë të mësoni diçka të re për vetëm 30 ditë.

Librat për të bërë një plan biznesi

Peter J. Patsula- Plani për biznesin e suksesshëm brenda 30 ditëve
Ky libër është i shkruar për ata njerëz që dëshirojnë të kenë një biznes të tyre. Por mund të lexohet edhe nga menaxherët të cilët dëshirojnë të nisin një drejtim të ri. Patsula jep detaje të rëndësishme. Madje do ju ndihmojë për të bërë një plan biznesi për vetëm 30 ditë.

Rhonda Abrams- Plane të suksesshme biznesi: Sekretet dhe Strategjitë
Me këtë Libër, Abrams i ndihon biznesmenët e rinj të krijojnë një plan biznesi në një copë letër të vetme për investitorët. Sipas mendimit të saj, një plan biznesi është një rrugë drejt suksesit. Kështu që është diçka që duhet të mendohet detajisht.

Librat për të detektuar gënjeshtrat

Lillian Glass- The Body Language of Liars
Aftësia për të vërejtur se dikush është duke ju gënjyer, është një superfuqi që çdokush do dëshironte ta kishte. Por në fakt, çdokush mund ta ketë. Lillian Glass, një eksperte e gjuhës së trupit, tregon shembujt të thjeshtë që do ndihmojnë të kuptoni gënjeshtrat e dikujt. Kjo vlen edhe për ”gënjeshtrat e bardha” dhe gënjeshtrat që mund të ndikojnë në jetën tuaj.

Paul Ekman- Telling Lies
Paul Ekman është një psikolog amerikan i njohur në mbarë botën. Në librin e tij, ai iu tregon se si të vëreni detaje që askush nuk mund t’i vërejë. Kjo ju ndihmon të vëreni gënjeshtrat e mëdha e të vogla.

Librat për të menaxhuar kohën tuaj në mënyrë të duhur

Richard Templer: The Rules of Life: A personal code for living a better, happier, more succesful kind of life
A dëshironi të bëheni një njeri që ka kohë të bëjë çdo gjë, dhe ndihet i relaksuar gjatë gjithë kohës? Atëherë duhet të lexoni këtë libër.

Laura Vanderkam: 168 Hours: You have more time than you think
Në librin e saj, Vanderkam ju tregon se si mos të humbni kohën tuaj të vlefshme. Ne kemi vetëm 24 orë në ditë, por pak nga ne shfrytëzojnë tërë kohën. Rekomandimet e autorit do ju bëjnë të kuptojnë se ju keni më shumë kohë sesa mendoni.

Të ngjashme