6 qëndrimet “fëmijërore” që hasim në punë

Prishtinë | 04 Sht 2024 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Si duhet të ndryshojë “mentaliteti fëmijë” në punë Vitet e fundit po lulëzojnë debatet për të ardhmen e botës së punës. Të gjithë flasin për revolucion në teknologji, në aftësi, në kontrata. Por pak përqendrohen te kushtet bazë të çdo revolucioni, ose ndryshe ndryshimi i “mind set”-it (mentalitetit) te njerëzit, ndryshimi i qasjes mendore në punë.

Puna, siç e kemi njohur në gjysmën e dytë të shekullit XX, ishte një lojë konfliktuale, por gjithsesi e thjeshtë dhe lineare. Në jetën e punës së njerëzve, thuajse gjithçka ishte e standardizuar, përsëritëse, e parregullt, e mbrojtur nga dispozitat kontraktuale dhe rregullatore.

Kush në natyrë ka nevojë për një jetë të varur (në kuptimin që të varesh nga diçka), të mbrojtur, përsëritëse dhe të parregullt? Një fëmijë. Në fakt, ai lloj organizimi i punës shpesh lejonte që të shfaqej fëmija brenda nesh duke gjeneruar një qasje mendore ndaj punës me tipare të shumta fëmijërore.
Por në skenarin e mijëvjeçarit të tretë, puna ndryshon lëkurë. Fëmija duhet të rritet, pasi puna e tij nuk është më e mbrojtur, e standardizuar, e parregulluar ose shumë më pak.

Asnjë punëdhënës nuk garanton se do të ketë nevojë për ne edhe pas vetëm një viti dhe se detyrat tona do të jenë të njëjtat si sot. Kompanitë janë të ekspozuara ndaj erës së konkurrencës globale dhe aftësitë tona, ndaj erës së evolucionit teknologjik.

Prandaj “fëmija” i bërë dembel për shkak të përsëritjes së të njëjtave veprime dhe kapriçioz nga siguria i të qenët i mbrojtur në rrugëtimin e tij, duhet të “rritet”, të bëhet i përgjegjshëm, i pavarur, sipërmarrës.

Një nga tiparet karakteristike të “mentalitetit fëmijë” në punë është: “nuk varet nga unë”. Ne mbrojmë veten nga mundimi i angazhimeve dhe nga zhgënjimet duke u thënë të tjerëve dhe mbi të gjitha vetes “nuk varet nga unë, nuk mund të bëj asgjë”. Fëmija brenda nesh shfaqet në mënyra të ndryshme në vendin e punës.

Më poshtë janë 6 qëndrime fëmijërore, të ndërlidhura fort me njëri-tjetrin, me të cilat ne duhet të përballemi.

1) Ti nuk më kupton / nuk më dëgjon / nuk më kushton kohë

Këto janë fraza që mendojmë apo ia themi shpesh shefit tonë, por edhe kolegëve dhe klientëve. Është sikur zëri ynë i brendshëm të thoshte “unë kam një problem, pasi je ti i keq dhe nuk më jep vëmendje të vazhdueshme”. Siç e dimë mirë, ky veprim perceptohet si një ankesë polemike. Në të vërtetë, zakonisht vetëm të tjerët nuk veprojnë në mënyrë bashkëpunuese ndaj këtij lloj mesazhi. Jemi të rëndësishëm por nuk jemi në qendër të jetës së njerëzve që punojnë me ne. Në një botë me ritme të shpejta dhe konkurruese, sot një punonjës “i rritur” duhet të dijë t’u rezistojë situatave të vetmisë për një kohë të gjatë, kur nuk ka askush që t’i ofrojë feedback dhe kënaqësi.

2) Ti përfiton nga unë / nga ne

Në këtë skenar të përsëritur, shefi, punëdhënësi ose klienti është ekzekutuesi dhe punonjësi, viktima. Kjo nuk është vetëm një skemë ideologjike. Është ndoshta, mbi të gjitha, një skemë psikologjike. Në çdo të re, projekt, në çdo situatë që na vë në diskutim, edhe kur prej saj kemi përfitime personale, mënyra jonë për të larguar frikën dhe pasigurinë është identifikimi i të keqit që do të na marrë diçka.

3) Nuk jam i aftë / Më thuaj se çfarë duhet të bëj

Në këtë skenar, zëri i brendshëm është ai i një fëmije që thotë: “shiko se unë jam veç një fëmijë dhe ti nuk mund të më lësh të bëj gjëra që më vënë në siklet apo mund të më çojnë të gaboj dhe për këtë të më qortoni. Nuk mund të rrezikoj që të gaboj”. Është e kotë të themi se ky “pattern” (model) është i dëmshëm në një botë pune ku njerëzit shtyhen nga autonomia dhe ndërmarrja e nismave.

4) Në fund të fundit, nuk ma ndjen fare

Zakonisht e themi këtë gjë kur jemi në një situatë të sikletshme dhe ndiejmë se nuk jemi përshtatur ndaj aktivitetit që po bëjmë apo në mjedisin ku punojmë. Fëmija brenda nesh thotë se “kjo lojë nuk më pëlqen. Nëse do të më duhet të vazhdoj të luaj, do të luaj keq apo me minimumin e sforcos. Synimi është që, meqë mua nuk më pëlqen, të mos kënaqet askush dhe shumë shpejt të luajmë diçka tjetër”.

5) Jo, nuk është kështu

Të mos pranosh që produkti që kemi hedhur në treg ka dështuar, se performanca jonë ka qenë mediokre dhe se shifrat e kanë hedhur poshtë teorinë tonë, do të thotë që të përsërisësh botën imagjinare të fëmijës, që mbyll sytë e veshët pasi e vërteta është e hidhur.

6) Unë, unë, unë

Kur jemi fëmijë, bota përkon me vetë ne. Të rritesh do të thotë të bëhesh i vetëdijshëm i të qenët një gjë e vogël në një tërësi të madhe. Në botën e re të punës në të cilën, për të gjithë bëhet gjithnjë e më vendimtare aftësia për t’u lidhur me të tjerët, “dalja nga uni” është kushti bazë i suksesit dhe mbi të gjitha, mirëqenies.

Të ngjashme