Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 1 283 raste të reja me Covid-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar e edhe 6 viktima nga COVID-19.
Në total numri i rasteve aktive është 26.977.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.239 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.792.775 doza të vaksinës.
Deri më sot 808.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 88.718 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 6.696 testime, 1.283 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sot janë shëruar 4.397 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 187.508.