6 viktima nga Covid-19 në Kosovë, mbi 1 mijë raste pozitive

Prishtinë | 06 Shk 2022 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 1 283 raste të reja me Covid-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar e edhe 6 viktima nga COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive është 26.977.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.239 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.792.775 doza të vaksinës.

Deri më sot 808.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 88.718 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 6.696 testime, 1.283 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sot janë shëruar 4.397 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 187.508.

Mund të jetë një imazh i teksti
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme