Gjashtë në 10 francezë shprehen të pakënaqur me punën e presidentit Emmanuel Macron, një vit pas zgjedhjes së tij në krye të Francës, sipas një sondazhi të “Ifop-Fiducial” për mediat “Paris Match”, “Sud Radio” dhe “CNEWS” publikuar sot.
Pyetjes “Në përgjithësi, një vit pas zgjedhjes së Emmanuel Macron si president i Republikës a do të thonit se jeni shumë të kënaqur, relativisht të kënaqur, shumë të pakënaqur apo relativisht të pakënaqur me punën e tij?”, rreth 58% e francezëve i janë përgjigjur të pakënaqur, 24% janë shumë të pakënaqur dhe 34% relativisht të pakënaqur.
Rreth 42% shprehen të kënaqur, 38% relativisht të kënaqur dhe 4% shumë të kënaqur.
Përsa i përket, angazhimeve që Emmanuel Macron kishte marrë gjatë fushatës zgjedhore, 57% e të pyeturve theksojnë se ato janë mbajtur ndërkohë që 43% mendojnë të kundërtën.
Përsa i përket bilancit nga fusha e veprimit, 67% e vlerësojnë bilancin pozitiv për marrëdhëniet me Bashkimin Europian, 63% për imazhin e Francës jashtë vendit, 56% për rritjen dhe tërheqjen e Francës.
Rreth 73% e të pyeturve e vlerësojnë Emmanuel Macron si “autoritar”, 67% mendojnë se ai e di ku shkon.
Sondazhi u realizua në internet nga 12 prilli deri më 16 prill.