60 për qind të amerikanëve janë duke mbështetur deri tani punën e presidentit Joe Biden dhe akoma më shumë mbështesin trajtimin që po i bën pandemisë së koronavirusit, sipas një sondazhi të ri nga Associated Press dhe Qendra për Kërkime të Çështjeve Publike.
Në një moment të polarizimit të thellë politik në Amerikë, mbështetja për përgjigjen pandemike të Bidenit shtrihet përtej vijave të partisë.
Në përgjithësi, 70 për qind e amerikanëve mbështesin trajtimin e presidentit demokrat ndaj virusit, përfshirë 44 për qind të republikanëve.
Akoma, Biden përballet me më shumë skepticizëm nga amerikanët për ekonominë, e cila është goditur nga pandemia. 55 për qind e amerikanëve e mbështesin qasjen e Bidenit ndaj ekonomisë deri më tani, dhe 63 për qind thonë se ekonomia e SHBA-së është në gjendje të dobët, sipas sondazhit të AP-NORC.
Republikanët mbështesin më pak Bidenin në ekonomi se sa në pandemi, me vetëm 17 për qind që mbështesin administrimin e tij fiskal.