Vizitat e organizuara për në bregdetin shqiptar, jane të rëndomta për nxenesit e shkollave të mesme ne prag te matures. Ekskursionet e tilla organizohen çdo vit nga drejtoritë, më të përfunduar viti shkollor.
Por, siç duket, dikush iu mori lakmi maturantëve.
Bëhet fjalë për jo më pak se 600 mjekë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, të cilët në mënyrë të organizuar, ditëve të fundit, kanë marrë rrugën drejt Shqipërisë.
Për ditët e qëndrimit të tyre në shtetin shqiptar, ende nuk dihet. Mirëpo, dikush nga personeli shëndetësor i QKUK-së po ankohet për ekskursioin e mjekëve.
Bëhet fjalë për Sindikatën e Infermierëve të Kosovës.
Sipas tyre, me këtë veprim është rrezikuar dhënia e shërbimeve ndaj qytetarëve, derisa barra e punës i është lënë stafit mbështetës.
Lidhur me këtë temë, televizioni gjatë të shtunës ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Valbon Krasniqi – drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor, për ta pyetur rreth pretendimeve të Sindikatës së Infermierëve, mirëpo, i njëti ka qenë i pasqasshëm.
Në anën tjetër brenda QKUK-së nuk janë lejuar xhirimet.
Edhe nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë kanë vërejtje këtë organizim.
Tevide Imeri nga kjo sindikatë shton se pas shkuarjen së mjekëve të ekskursion, e gjithë barra e përgjegjësisë i mbetet stafit mbështetës.
Sindikata e Infermierëve të Kosovës në reagimin e saj ka njoftuar gjithashtu Inspektoratin e Punës, te cilët nuk kane kthyer përgjigje per T7.
Sindikata gjithashtu ka ftuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) që të hetojnë këtë rast.