61 aktakuza kundër 77 personave, 16 të ndaluar

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetenjë (61) aktakuza kundër shtatëdhjeteshtatë (77) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh. Po ashtu, nga kjo Prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë  24 orëve të fundit ka  ndaluar tre (3) persona për vepra të ndryshme  penale.  Gjithashtu kjo prokurori, gjatë ditës se premte  ka ngritur dhjetë (10) aktakuza ndaj njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të “Grabitjes”. Gjithashtu kjo prokurori ka ngritur dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona për shkak të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit“.  Po ashtu Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme