62 vjet me Korpusin e Paqes, ambasadori Hovenier e feston edhe në Kosovë

Prishtinë | 01 Mar 2023 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Sot shënohet 62 vjetori i krijimit të Korpusit të Paqes nga presidenti amerikan, John F. Kennedy.

Korpusi i Paqes zyrtarisht u themelua më 1 mars, 1961 me qëllim të promovimit të paqes dhe miqësisë në botë, duke ofruar vullnetarë amerikanë për të kontribuar në zhvillimin social, ekonomik dhe njerëzor në vendet nikoqire ku ata shërbejnë.

Që nga viti 1961, mbi 200.000 amerikanë kanë shërbyer në Korpusin e Paqes në 140 vende të ndryshme.

Kosova u bë vendi i 140-të, në qershor të vitit 2014.

Lidhur me këtë ka shkruar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovennier, i cili në dedikimin e tij ka shoqëruar edhe fotografi nga një ceremoni festive me rastin e këtij evenimenti.

Ai thotë se që nga themelimi, SHBA, ka punuar drejt paqes dhe miqësisë botërore.

”Në këtë datë të vitit 1961, Presidenti John F. Kennedy nënshkroi urdhrin ekzekutiv për krijimin e Korpusit të Paqes dhe që atëherë ne kemi punuar drejt paqes dhe miqësisë botërore. #Java e Korpusit të Paqes”.

Të ngjashme