634 të vdekur dhe rreth 15 mijë raste të reja me COVID-19 në Itali

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Mijëra të infektuar me COVID-19 po vazhdojnë të raportohen në Itali.

Gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet janë realizuar 149 mijë e 232 teste për koronavirus, prej të cilave 14 mijë e 842 raste kanë rezultuar pozitiv.

Ndërsa, 634 pacientë kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 61 mijë e 240 viktima.

Autoritetet shëndetësore i bëjnë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Në gjithë botën, numri i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në mbi 68 milionë, ndërsa 1.5 milionë persona deri tani kanë vdekur si pasojë  këtij virusi.

47 milionë e 234 mijë e 412 persona raportohet të jenë të shëruar nga ky virus në botë.

Të ngjashme