Howard Kirby, bleu shtratin për 70 dollarë në Owosso, Michigan.
Ai po endej në dyqane për të blerë sende për vendin se ku po banonte. Pas disa javësh kur e gjetën shtratin dhe e blenë, ai dhe nusja e tij vendosën të heqin kapakët e jastëkut dhe të shikojnë brenda.
Ata gjetën 43,000 dollarë të holla brenda tij. Por Kirby foli menjëherë me një avokat i cili i tha atij se nuk kishte të drejtë ligjore ta kthejë shtratin. Por ai tha që po ndihej më mire kur ai e ktheu atë te pronari i tij.
“Fryma e Shenjtë sapo erdhi mbi mua dhe tha: “Jo, kjo nuk është me të vërtetë prone e juaja”, tha ai, transmeton Telegrafi.
Kirby mori paratë dhe i ktheu në dyqan, ku ai e kishte blerë atë dhe u kërkoi atyre që të gjurmonin personin që i kishin humbur paratë. Disa ditë më vonë u njoftuan se ata tashmë e kishin gjetur pronarin e parave dhe ia kishin dorëzuar atij të gjitha.