659 të vdekur e mbi 11 mijë raste të reja me COVID-19 në Itali

Prishtinë | 29 Dhj 2020 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Në Itali në 24 orët e fundit janë regjistruar 659 të vdekur nga COVID-19, raporton Reuters.

Ministria e Shëndetësisë së Italisë ka konfirmuar se gjithashtu janë regjistruar 11,212 raste të reja me COVID-19, nga 128,740 testime të bëra.

Italia ka regjistruar 73,029 të vdekur me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, më 21 shkurt, duke e bërë shtetin më të goditur në Evropë dhe të pestin në botë.

Kurse deri më tani janë regjistruar 2.067 milionë raste pozitive me COVID-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme