Islanda është kombëtarja e vetme që ka realizuar gol nga loja e hapur ndaj Francës në Euro 2016 deri tani.
Në fazën e grupeve, Franca kishte pësuar vetëm një gol. Atë nga Rumania në ndeshjen e parë. Këtë gol e kishte shënuar Stancu nga penaltia.
Në dy ndeshjet tjera ndaj Zvicrës dhe Shqipërisë, Franca nuk pësoi gol.
Në 1/8 e finales, francezët fituan me rezultat 2 me 1 dhe të vetmin gol e pësuan sërish nga pika e bardhë.
Tani Franca në çerekfinale ka fituar me rezultat 5 me 2 dhe të dy golat i ka pësuar nga loja e hapur.
Kolbeinn Sigthorsson dhe Birkir Bjarnason shënuan golat për befasinë e këtij kampionati.