Anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se janë bërë 7 javë që Kosova nuk ka ministër të shëndetësisë Por, ai ka thënë se edhe nëse kryeministri e emëron ministrin, situata nuk do të ndryshojë, pasi asnjë ministër nuk po vërehet për asgjë.Gjoshi ka thënë se as Albin Kurti nuk po vërehet për asgjë, andaj nuk mund të pritet punë nga ministrat.Postimi i tij i plotë:Po bëhen 7 javë që nuk ka Ministër të Shëndetësisë.Dikush mund të thotë se kjo është papërgjegjësi e kryeministrit, por edhe nëse ai do ta emërojë ministrin, situata nuk do të ndryshojë asgjë.A po e vëreni që asnjë ministër nuk po vërehet për asgjë. Kështu do të jetë edhe me ministrin e ri – nuk do të vërehet.As Albin Kurti nuk po vërehet për asgjë, prandaj pse të presim se ministrat tjerë do të duken me punët e tyre.