Më 7 qershor ora 12:30 në Gjykatën Penale të Tiranës nis procesi gjyqësor për rivendosjen në afat të dënimit me 25 vite burg të Izet Haxhisë.
Ankimimi do të shqyrtohet nga gjyqtari Besnik Hoxha.
Izet Haxhia kërkon edhe rihapje të procesit për dosjen ‘Hajdari’ pasi pretendon se gjykimi ndaj tij është bërë në mungesë dhe ka qenë i padrejtë
Me 8 maj 2018, Izet Haxhia u ekstradua në Tiranë, 20 vjet pas arratisjes nga Shqipëria.
Ish-truproja i Sali Berishës është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit.