7 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend.
Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë, përmes një postimi në faqen zyrtare.
MSh’ja ka bërë me dije se është shënuar një rast i vdekjes, derisa ka njoftuar për shërimin e pacientëve.
Njoftimi i plotë:
20 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.022 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.604.907 doza të vaksinës.
Deri më sot 755.654 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.546 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 34 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.665.