Të dielën rreth orës 14 e 30 minuta në policinë e Makedonski Brodit, një banore 73 vjeçare nga një fshat afër Makedonski Brodit, ka denoncuar se ditën e njëjtë rreth orës 5 të mëngjesit në shtëpinë e saj ka shkuar 32 vjeçari I.M. nga po i njëjti fshat.
Ai ka trokitur disa herë në derë dhe kur ia ka hapur derën I.M. është futur në dhomë dhe ka tentuar ta abuzojë seksualisht, duke i shkaktuar lëndime në trup, shkruan Gazeta Lajm. 73 vjeçarja ka bë rezistencë gjatë tërë kohës. Në një moment, në vetëmbrojtje ka marrë një çekan (teshkë) me të cilën e ka goditur përdhunuesin dhe pas kësaj ai është larguar.
Në vendin e ngjarjes ka kryer policia e Makedonski Brodit. 73 vjeçares i është ofruar ndihma e parë në shtëpinë e Shëndetit në Makedonski Brod dhe dhe në sektorin për gjinekologji në Spitalin e përgjithshëm në Kërçovë. Policia e ka arrestuar përdhunuesin e dyshuar I.M. dhe ai paditet për vepër penale “përdhunim” nga neni 186, alinea 1 nga Kodi penal.