798 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid

Prishtinë | 07 Tet 2020 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Me të hyrë në fuqi ligji anti-COVID, tashmë kanë filluar të shqiptohen gjoba për të gjithë ata që nuk përfillin rregullat e vendosura brenda këtij ligji.

E për mos përfilljen e këtyre rregullave, policia ka shqiptuar 798 gjoba gjatë 24 orëve të fundit.

19 persona u arrestuan, 15 u dërguan në mbajtje kurse 2 të tjerë në vuajtje të denimit.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 49 aksidente trafiku, nga kjo shifër 18 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 31 vetëm me dëme materiale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme