Reali ka marrë fitore të vështirë në udhëtim te Betis, duke triumfuar me rezultat 5-3. Në këtë ndeshje shkëlqeu Marco Asensio, duke shënuar dy herë golin e epërsisë.
Real Madridi ka marrë tri pikë me shumë vështirësi kundër Betisit në stadiumin “Benito Villamarin”, duke triumfuar me përmbysje 5-3.
Los Blancos e nisën mirë ndeshjen, Marco Asensio shënoi për 1-0 në minutën e 11’të. Vendasit përmbysën gjithçka në pak minuta, Aissa Mandi 33’ dhe Nacho Fernandez autogol 37’ realizuan për rezultatin e pjesës së parë 2-1.
Por, në pjesën e dytë, Reali luajti një sfidë krejtësisht ndryshe, gjithashtu duke hasur në vështirësi ndaj Betis, që shtyn Los Blancos të djersitin shumë fanellën për të marrë fitore, shkruan Gazeta Express.
Sergio Ramos barazoi 2-2 në minutën e 50’, sërish Asensio e kaloi ekipin e Zidane në epërsi në minutën e 59’ kurse për rezultatin 4-3 realizoi Cristiano Ronaldo në minutën e 66’.
Vendasit deri në fund e rrezikuan shumë portën e Los Blancos, arritën të shënojnë vetëm edhe një gol. Sergio Leon shënoi në minutën e 85’të për rezultatin 4-3 kurse krejt në fund, Karim Benzema shënoi për 5-3.
Reali në këtë ndeshje e humbi Marcelon, ai u lëndua në pjesën e parë.
Pas kësaj fitore, Reali shkon në kuotën e 45 pikëve dhe gjendet në pozitën e katërt, 17 pikë më pak se Barcelona.