“80 për qind e stafit akademik në UP i kanë punimet pa vlerë”

Prishtinë | 22 Nën 2017 | 11:19 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Politizimi, plagjiatura, mungesa e literaturës, shitblerja e diplomave, e të hyrat enorme të profesorëve janë disa nga problemet që organizata të ndryshme të shoqërisë civile prezantuan sot nga hulumtimet që  kanë bërë.

Në prezantimin e hulumtimeve të ndryshme u tha se 80 për qind e stafit akademik në UP, i kanë punimet pa asnjë vlerë, raporton Ekonomia Online.

Organizata joqeveritare “Admovere” prezantoi hulumtimin e saj “Profesorët bahen kishe po ligjërojnë e studentët kishe po studiojnë”.

Shkelzen Gashi nga kjo organizatë tha se përmes këtij hulumtimi kanë identifikuar rreth 13 probleme me të cilat përballet UP-ja.

“Qëllimi i këtij indentifikimi ka qenë të dihet se cilat janë problemet me të cilat përballet Universiteti i Prishtinës prej pasluftës e deri më sot. Unë i kam identifikuar: përzgjedhjen e stafit akademik që kryesisht është bërë në baza partiake me nepotizëm, plagjiatura në punimet e masterit dhe doktoraturës te stafi akademik dhe studentët. 80 për qind e stafit akademik i kanë punimet e tyre pa asnjë vlerë”.

“Shumë prej depertamenteve nuk kanë biblioteka fare, ato që kanë biblioteka i kanë keq të pajisura. Avancimet akademike në UP, përveç që identifikohen ato nuk dënohen”, u shpreh Shkëlzen Gashi nga organizata joqeveritare “Admovere”.

Në anën tjetër Rinor Qehaja  nga Instituti “EdGuard”, prezantoi hulumtimin lidhur me UP-në, shikuar nga këndi i studentëve.

“Ky institut ka anketuar 1 mijë e 494 studentë të cilët janë përgjigjur në pyetje të ndryshme lidhur me mbarëvajtjen e ligjëratave, literaturën e ofruar, konsultimin me profesorë e të tjera.  Vetëm 8 për qind e studentëve kanë thënë se Universiteti i Prishtinës nuk është i politizuar”, tha Qehaja.

Këto hulumtime u prezantuan në tryezën e organizuar nga “Forumi 2015”, për transparencën dhe llogaridhënien në Universitetin e Prishtinës (UP).

Të ngjashme