Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e pandemisë koronavirusit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është marrë vendim për izolimin e 88 personave kurse 55 persona nënshkruan deklaratë për vetizolim.
Policia gjatë 1 mijë e 700 kontrolleve të kryera nuk ka regjistruar asnjë shkelje të masës së izolimit ose vetizolimit.
Sa i përket ndalimit të lëvizjes, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 72 shkelje të orës policore, 59 persona janë ndaluar nga policia kurse për të tjerët policia do të merr masa konkrete, njofton Alsat-M.
Pas 14 ditëve, karantinën shtetërore e kanë lëshuar 84 persona të cilët do të vazhdojnë masën e vetizolimit për 14 ditë tjera. 52 persona tjerë janë futur në karantinë shtetërore.