Ç’kemi nga Oslo?

Prishtinë | 08 Shk 2017 | 14:58 | Nga Arton Muhaxheri

Jo rrallë herë, kjo fjali është shumë aktuale edhe sot por jo më në hapësirën e hoxhallarëve por në hapësirën   e politikanëve, siç kemi rastin me deputetin e opozitës Albin Kurti i cili përmes deklaratave luftënxitëse bënë që të tjerët ti motivoi për ta rrëzuar këtë pushtet duke mos zgjedhur metodë, ndërsa vet qëndron në Oslo.

Albin Kurti e ka të lehtë të thërret për përmbysje të sistemit sepse ai në çfarëdo situate do të shkoj në Oslo tek gruaja dhe vajza e tij. Albin Kurti e ka të lehtë të thërret për ti dëmtuar institucionet sepse për çfarëdo situate vajza dhe gruaja e tij janë me zero rrezik që mund tu ndodhë diçka e keqe. Albin Kurti e ka të lehtë të thërret për protesta të cilat ne 90% të rasteve janë të dhunshme sepse gruaja dhe vajza e tij janë me zero rrezik që mund të arrestohen nga policia.

Albin Kurti e ka të lehtë ta kundërshtoi edhe procesin e liberalizimit të vizave sepse ai dhe disa shokë të tij mund të lëvizin lirshëm ku të duan.

Nuk them se është i vetmi politikan që flet ndryshe dhe vepron ndryshe ose që shpërfaqë një lloj hipokrizie, mirëpo kur trumbeton me aq zell dhe me aq fuqi që ka se duhet të krijohet “Republika e Tretë” e Kosovës që nënkupton të mos e njohësh Republikën që ekziston dhe që “Republika e Tretë” pa përmbysje të sistemit nuk mund të bëhet dhe në anën tjetër të kesh të siguruar një jetë në një shtet shumë të pasur është asgjë tjetër veçse hipokrizi e llojit të vet.

Të flasësh me aq zell për dashurinë që ka ndaj vendit dhe familjen ta largosh nga ky vend nuk mund ta definosh ndryshe pos hipokrizi e rëndomtë. Ndërsa shumica e shqiptarëve duke e përfshirë edhe vetën time familjen time, jetojmë në këtë vend me shumë probleme dhe sfida , por vërtetë jemi këtu, jetojmë këtu dhe veprojmë këtu pa e ditur se çka na sjellë e nesërmja, shumica prej nesh Oslo rezervë nuk kemi andaj jemi këtu për ta ndërtuar dhe zhvilluar këtë vend mbi bazën që e kemi por jo duke e pretenduar ta zhvillojmë mbi bazën e shkatërrimit.

Shumica e shqiptarëve ka vendosur ta ndërtoj të ardhmen e tyre dhe fëmijëve të vetë pikërisht në këtë vend, në këto shkolla, në këtë shëndetësi, në këtë ekonomi. Prandaj sot patriotizëm nuk është pushka por është të qëndrosh në vendin tënd ta duash vendin tënd edhe atëherë kur pritshmërit tona mund të jenë në shpërputhje me arritjet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme