Kaq do t’i ketë në dispozicion Kosova, por çfarë mund dhe duhet të bëjë me këtë shumë? Një mendim që është krijuar në Kosovë është se këto janë një dhuratë për Kosovën nga BE… por fjala është për një kredi afatgjate me kushte të favorshme dhe një pjesë grant pa kthim. Aq sa ka mundësi, ka edhe rreziqe. Nëse nuk investohen si duhet, këto 882 milionë do të jenë një barrë për gjeneratat e ardhshme ku pjesën më të madhe duhet ta kthejnë bizneset dhe qytetatët e Kosovën.
Kaq është vlera që Kosova mund të përfitoj nga Plani i Rritjes së BEsë. Kjo ishte edhe në qendër të vizitës së Von der Leyen në Kosovë dhe rajon. Në shiqim të parë duken jashtëzakonisht joshëse kjo shumë prej €882 milionë që Kosova ka në dispozicion nga Plani i Rritjes 6 miliardësh që Bashkimi Europian ka ndarë për Ballkanin Perendimor. Kosova ka përafërsisht 15.7% të shumës totale.
Fjalia e parë që duhet të na bëjë përshtypje është terminologjia “në dispozicion”. Kjo nënkupton që (a) këto mjetet mund mos të përdoren apo zbatohen në tërësi. Sa je i zoti dhe i shkathtë, aq i përfiton. Për këtë arsye BE në dokumente zyrtare shkruan ‘deri në €882 milionë’. Kjo është gjëja e parë duhet të kuptojmë.
Gjëja e dytë është se (b) Nuk është e lehtë të zbatohen mjetet e BE-së… Për të i zbatuar këto ‘projekte’ duhet të përcillen rregulla të alokimeve dhe reformave që vendet janë pajtuar dhe zotuar në planet e tyre të reformave që u aplovuan këto ditë, përpos BiH të cilës ju refuzau plani. Por në rast se BE prokuron apo nëse aplikohen rregullat e prokurimit të BE-së, atëherë kjo do të jetë edhe më e komplikuar të ‘zbatohen’ të gjitha mjetet.
Kjo vlerë ndahet në Grante pa kthim (pjesa më e vogël) ndërsa pjesa tjetër është hua e butë apo kredi me kushte të volitshme. Dy instalime do të jenë në vit deti në vitin 2027. Nga 1,500 milionë të ndara në katër vite, nga këto 500 milionë grante pa kthim dhe nga 1,000 milionë hua.
Grantet po supozoj që do të ipen direkt në buxhetet Kombëtare të Qeverive, mesiguri në katër instalime. Kështuqë në këtë pjesë, qeveritë do zbatojnë projekte nga programet e tyre. Por pjesa tjetër, ajo e huasë apo e kredive, këtu ndoshta fshefet mjeshtëria por dhe rreziku.
Kur ti merr një kredi, atë duhesh me marrë për me zbatu një vizion apo një projekt, një agjendë specifike. Por nëse ato mjetet ti i programon gabimisht, ti mjetet i harxhon, por edhe mundesh të i bësh dëme gjeneratave të ardhshme të cilat duhet ta paguajnë borxhin. Këto pagesa për Kosovën me gjasë fillojnë të kthehen prej vitit 2034 e andej. Në njëfar mënyre, këto janë mjetet të tatimpaguesëve të Kosovës e jo të BE-së. BE vetëm po na huazon pjesën më të madhe të shumës.
Për këtë arsye, është jashtëzakonisht thelbësore që mjetet të programohen, zbatohen dhe harxhohen mirë dhe aty ku ka kthim. Këto mjetet janë të bizneseve dhe qytetarëve të Kosovës që duhet të i kthejnë në të ardhmnën. Nëse përshembull këto mjetet alokohen dhe shpenzohen në politika sociale apo projekte që nuk sjellin rritje direkte të ekonomisë, atëherë janë mjete jo të shpenzuara mirë.
Kjo shumë prej gati 1 miliardë edhe pse duket joshëse, duhet të kemi shumë kujdes si i shpenzojmë. Duhet gjithashtu të ketë konsultime dhe konsensus më të gjëre për alokimin dhe shpenzimin e tyre. Duhet edhe bizneset të pyeten, por edhe opozita e shoqëria civile.
Në rastin e Kosovës ku këto mjetet po konsiderohen si një dhuratë nga qielli (prej BE-së), këtu ka edhe rrezik të theksuar që projektet nuk do të jenë relevant me barrën që ka nje kredi. Ka ndodhur në të kaluarën që kreditë të merren për politika sociale. Kjo nuk duhet të ndodhë se kredinë e merr vetëm kur ke përfitime dhe nga projektet që zhvillon ti i kthen disa fish vlerën e investuar.
Kosovarët dhe qeveria e Kosovës ndoshta mendon që ‘mirë u bë! i morëm 882 milionë’.. por kjo nuk është aspak një punë e thjeshtë dhe efektin dhe suksesin eventual (apo dështimin) do e kuptojmë në vitet në vijim. BE ka zhvilluar një instrument të jashtëzakonshëm me Planin e Rritjes dhe kjo është një mundësi e mirë për zhvillim. Por mvaret ekskluzivisht nga qeveritë në rajon se si, sa mencur, i investojnë dhe zbatojnë këto mjete që me siguru një kthim racional në këto investime.
Një gjë është e sigurtë që barrën kryesore e kanë gjeneratat e ardhshme të Kosovës… andaj këto mjete duhet me ju dediku atyre.. Zhvillimit dhe rritjes së ekonomisë dhe sektorit privat, energji të gjelbërt dhe teknologji e AI…përfshi krijimin e një shteti funksional të së drejtës me mundësi të barabarta. Mbase këto do të ishin fusha që do të kthehin dhe shumëfishonin investimin e kredisë së Kosovës.