Hoxha uron qytetarët për 9-vjetorin e Pavarësisë

Prishtinë | 16 Shk 2017 | 16:08 | Nga

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka uruar qytetarët e Kosovës festën e Pavarësisë së Kosovë.

Ajo ka uruar duke thënë se “në këtë përvjetor të shpalljes së Pavarësisë, përgëzoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, në veçanti, shpreh respektin tim të thellë ndaj të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë tonë”.

“Po ashtu, në këtë ditë feste, përgëzoj gjithë personelin e Ministrisë së Drejtësisë për angazhimin maksimal dhe fuqizimin e sundimit të ligjit”, ka theksuar Hoxha.

“Edhe në këtë përvjetor, shprehim përkushtimin tonë të sinqertë për procesin euro-integrues, duke qenë të bindur se kjo është e vetmja rrugë që siguron të ardhme me dinjitet, për neve dhe fëmijët tanë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme