Hoxha: Angazhohem për gjasa dhe mundësitë e barabarta për gratë dhe rininë

Prishtinë | 28 Sht 2019 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Dhurata Hoxha, Ministre në detyrë e Integrimit Evropian, gjatë pjesëmarrjes në dy takime elektorale në Prishtinë, me kandidatët tjerë të listës së PDK-së, ka bërë paraqitjen e prioriteteve të saj, luftën kundër korrupsionit dhe fuqizimin e grave.

Hoxha, ka theksuar po ashtu se “gjasat dhe mundësitë e barabarta, kanë prioritet gratë dhe rininë tonë të mrekullueshme, andaj, përkushtimi ynë, pas fitores më 6 Tetor, do të jetë prioritet në zbatim”.

Postimi i plotë:

Në “Bregun e diellit”, me aktivistët e PDK-së dhe qytetarët diskutuam për të ardhmen, me prioritetet tona, kundër korrupsionit dhe fuqizimin e grave. Gratë dhe rinia me gjasa të barabarta, do të jetë vlerë e re, mundësi e re e shtetit tonë. Ndërtojmë të ardhmen, Për Ty dhe Shtetin!
Ndërsa pas takimit me elektoratin dhe qytetarët e Veternikut, zonja Hoxha ka theksuar se “gjasat dhe mundësitë e barabarta, kanë prioritet gratë dhe rininë tonë të mrekullueshme, andaj, përkushtimi ynë, pas fitores më 6 Tetor, do të jetë prioritet në zbatim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme