Ministria e Shëndetësisë tregon se brenda 24 orëve janë shënuar 6 të vdekur.
Sipas njoftimit, nga 2 319 testime, 48 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 9 146 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 176 154 doza të vaksinës.
Deri më sot 441 622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 903 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 147 347.
Në total numri i rasteve aktive është 8 903.