Milioneri Steve Siebold beson se çdokush ka mundësinë që të bëhet i pasur.
Dëshironi të bëheni të pasur?
Për t’ju ardhur në ndihmë që të vlerësoni premisat tuaja, britanikja “The Independent” sjell 9 shenja që tregojnë se jeni në rrugë të gabuar.
Teksa askush nuk mund ta parashikojë të ardhmen, zgjedhjet e mëposhtme nuk do ta bëjnë të shpejtë rrugën tuaj drejt pasurisë
Mundoheni shumë për të ruajtur dhe pak për të fituar – Është shumë e rëndësishme që gjatë kohës që kurseni, të mos neglizhoni të fituarit para. Kurseni, por qëndroni gjithmonë të fokusuar si të bëni më shumë para.
Nuk keni filluar të investoni – Një ndër mënyrat më efektive për të fituar para në mënyrë të vazhdueshme është që t’i investoni ato. Sa më herët ta bëni një gjë të tillë aq më mirë.
Jeni të kënaqur me pagën mujore – Pjesa më e madhe e njerëzve kënaqen me pagën mujore. E kundërta ndodh me të pasurit, të cilët zgjedhin të paguhen në bazë të rezultateve që japin dhe vetëpunësimit.
Blini gjëra që nuk mund t’i përballoni – Nëse blini gjëra që janë mbi mundësitë që keni, nuk do të beheni kurrë të pasur.
Ndiqni ëndrrat e dikujt tjetri, jo tuajat – Nëse doni të jeni të suksesshëm, duhet të bëni atë që ju pëlqen, që do të thotë të jeni të vendosur për të ndjekur pasionet tuaja. Shumë bëjnë gabimin e madh për të ndjekur pasionin e të tjerëve, siç mund të jenë prindërit dhe dështojnë në përpjekjet e tyre për t’u bërë të pasur.
Rrallë herë hiqni dorë nga gjërat që ju pëlqejnë – Nëse dëshironi të ndërtoni një pasuri, të jeni të suksesshëm, do t’ju duhet që të hiqni dorë nga disa gjëra. Sakrifikoni sot për të jetuar më mirë nesër.
Nuk keni një qëllim për paratë tuaja – Paratë nuk do të shfaqen nga asgjëja, duhet të punoni për t’i patur. Nëse dëshironi të vendosni të ardhura, duhet të keni një qëllim specifik dhe të saktë, përpara se të investoni financiarisht.
Shpenzoni më parë dhe kurseni çfarë ju ka ngelur – Në vend se të shpenzoni më parë dhe të kurseni çfarë ju mbetet, duhet të bëni të kundërtën. Hiqni mënjanë të paktën 10 % të të ardhurave dhe kthejeni këtë si një praktikë të përhershme.
Besoni se të qenit të pasur është jashtë mundësive tuaja – Kurdo që ju shkon në mendje një gjë e tillë bëjini vetes këtë pyetje: Përse jo unë? Mendoni gjëra të mëdha, të pasurit kanë pritshmëri të larta nga vetja.