9 vjeçari “pothuajse i verbuar” nga infeksioni i syrit pasi u infektua me Covid-19

Prishtinë | 06 Jan 2022 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Një 9-vjeçar në Angli mund të kishte mbetur i verbër kur u diagnostikua me celulit orbital pasi ishte infektuar me koronavirus. Celuliti orbital zakonisht shkaktohet nga përhapja e një infeksioni.

Fëmija i kaloi Krishtlindjet në spital, pasi syri i tij u enjt si pasojë e infeksionit.

Për situatën me të cilën u përball 9-vjeçari ka folur nëna e tij Angela Morey, e cila tha se e gjithë përvoja “ishte vërtet e frikshme” dhe akoma më “e trishtueshme sepse ishte Krishtlindje”, raporton BBC.

Ajo tha se e gjithë familja e saj ishte prekur me koronavorus  dhe ishte izoluar në përputhje me udhëzimet e qeverisë.

Gjatë periudhës së izolimit, djali i saj filloi të ankohej se kishte një dhimbje në sy, ankesë kjo që fillimisht nuk u mor si diçka e madhe.

Por kur gjendja e djalit nisi të të përkeqësohej, nëna e pesë fëmijëve e dërgoi djalin në Spitalin e Syve në Bristol, ku u diagnostikua me celulit orbital – një infeksion bakterial i grykës së syrit.

Celuliti orbital i cili mund të shkaktojë verbëri mund të shkaktohet pas çdo infeksioni, por ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga infektimi me COVID-19.

9-vjeçari e kaloi këtë sfidë dhe më pas u largua nga spitali.

Zac Morey me dhuratat e tij të Krishtlindjeve në ditën e Krishtlindjes
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme