Shumica nga ne mendojmë se për të qenë të shëndetshëm duhet shumë mundim, kohë dhe para.
Në fakt, mund të ndiheni në formë të shkëlqyer vetëm duke ndjekur disa zakone të thjeshta.
Ja disa zakone të përditshme për ta bërë trupin tuaj të ndihet si i ri.
Hani mëngjesin brenda 30 minutave pas zgjimit. Mëngjesi duhet ngrenë gjysmë orë pasi hapni sytë edhe pse nuk mund të keni uri. Kjo duhet bërë veçanërisht nëse doni të humbni në peshë ose për të ruajtur peshën që keni. Kjo për shkak se në këtë moment metabolizmi është i ngadaltë dhe ushqimi nuk do tretet menjëherë.
Zbardhni dhëmbët me fruta. Të gjithë duan të kenë një buzëqeshje vezullitëse, por për të arritur këtë gjë duhet përkujdes i madh. Frutat dhe perimet e pasura me antioksidues mund t’iu vijnë në ndihmë duke larguar ngjyrën e verdhë. Luleshtrydhet zbardhin dhëmbët dhe largojnë pigmentimet e verës dhe kafesë. Mollët heqin njollat pasi nxitin prodhimin e pështymës. Portokalli dhe të tjerat me cipë të trashë neutralizojnë aciditetin në gojë dhe mbajnë larg prishjen.
Pini lëng rrushi për të qetësuar migrenën. Nëse vuani nga migrena dhe po kërkoni mënyra natyrale për të shpëtuar nga dhimbja, lëngu i rrushit është zgjidhja. Sapo ta ndieni se po ju fillon pini një gotë me këtë lëng.
Hani salmon që flokët t’iu zgjaten më shpejt dhe të jenë të shëndetshëm e me shkëlqim. I pasur me vitaminë D dhe omega 3 ai i bën flokët të jenë të hidratuar gjithë kohës. Nga ana tjetër omega 3 lubrifikon skalpin dhe i mban folikulat e flokëve të pasta e të shëndetshme.
Largoni toksinat me ujë me limon dhe kripë. Limoni dhe kripa janë dy përbërës magjikë që largojnë toksinat dhe të ndihmojnë të biesh në peshë. Ta përshpejtojnë metabolizmin dhe nga ana tjetër nxitin ndjesinë e ngopjes.
Pini kafe për një tëmth më të shëndetshëm. Sipas studimeve, kafeja aktivizon kontraktimet në tëmth dhe ato parandalojnë kristalet e vogla për t’u bërë gurë të mëdhenj.
Stimuloni rritjen e flokëve më një serum të përgatitur vetë. Për këtë serum do ju duhet: vaj kastori, i pasur me vitaminë E, omega 3 dhe 9, vaj avokadoje, i pasur me vitamina dhe vaj kokosi që konsiderohet edhe si mbreti i vajrave për shumë arsye. Përziejini të gjithë këta përbërës, aplikojeni serumin tek flokët, masazhojini 10-15 minuta, lëreni më pas në qetësi për 30 minuta ose 1 orë dhe më pas shpëlajini. Këtë gjë bëjeni 3 herë në javë.
Pini kolagjen të hidrolizuar për shëndet më të mirë. Përveçse ta përdorni si maskë kolagjenin, pini edhe kolagjen të hidrolizuar. Sipas studimeve ai ngadalëson plakjen, i ruan kockat në gjendje të mirë, forcon muskujt, parandalon osteoporozën dhe lehtëson dhimbjet.
Zbardhni thonjtë me pastë dhëmbësh. Nëse doni që pamja e thonjve tuaj të jetë më pastër fërkojini ata me pastën e dhëmbëve, lëreni për 1 minutë dhe më pas shpëlajini.