90 balena australiane ngordhin pasi ngecën në Tazmani

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

Të paktën një e treta e 270 balenave australiabe të bllokuara në Tazami kanë ngordhur si pasojë e një ngecjeje.

Ekipet e shpëtimit raportojnë se numri i tyre mund të rritet.

Ky bllokim masiv që la të ngordhura 90 balena, ndodhi në bregun perëndimor të ishullit, raporton BBC.

Biologët detarë po përpiqen të shpëtojnë balenat e mbetura në një operacion shumë të ndërlikuar që mund të zgjasë me ditë të tëra.

Është ende e panjohur arsyeja që i tërhoqi balenat në breg dhe u bllokuan aty.

Të ngjashme