90 mijë euro për diasporën – Kurti: E realizuam premtimin

Prishtinë | 20 Kor 2022 | 11:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës, ka ndarë 90 mijë euro për realizimin e një programi të propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila mundëson që mërgata kosovare të angazhohet për gjashtë muaj në institucionin në fjalë.

Pra, përmes këtij programi qeveria po stimulon rritjen e rolit të mërgatës në zhvillimin dhe promovimin e vendit, e cila njihet ndryshe edhe si diplomaci qytetare.

E sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me vendimin në fjalë Qeveria e Kosovës po e përmbush një pikë të programit të tij qeverisës.

“Paraqes para jush propozim-vendimin e MPJD-së për miratimin e programit për diplomaci qytetare dhe ndarjen e mjeteve buxhetore prej 90 mijë euro për realizimin e këtij programi. Pra ky propozim-vendim ka përfshirjen e diasporës në politikëbërje dhe të forcojë lidhjen e saj me Kosovën, duke iu dhënë mundësi për përfshirje të drejtpërdrejtë në politikën e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Në anën tjetër ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se ky program, është një pilot-projekt që do t’i mundësojë diasporës që të angazhohet për gjashtë muaj në dikasterin që ajo e drejton.

“Programi është program pilot i ministrisë dhe qëllimi është që të ndërlidhë profesionistët nga mërgata dhe duke iu ofruar mundësi angazhimi në MPJD, si pjesë e një programi gjashtë mujor. Kjo për t’i shkëmbyer përvojat për diplomaci publike dhe ekonomike. Ky program synon të forcojë edhe më tej lidhjen e mërgatës dhe Kosovës”, ka thënë ajo.

Të ngjashme