96 aktakuza për 24 orë

Prishtinë | 22 Dhj 2023 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur gjashtëdhjetetetë (68) aktakuza kundër nëntëdhjetegjashtë (96) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave.

Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë një (1) aktakuzë kundër tre (3) të pandehurve, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza kundër dyzetenjë (41)  personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar  dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar tre (3) persona dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12)  personave, për vepra të ndryshme penale.

Të ngjashme