99 viktima në trafik, kompanitë e sigurimeve paguan 23 milionë € dëme

Prishtinë | 15 Nën 2019 | 11:08 | Nga Albanë Hjadri Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, Policia e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës kanë përmbyllur kampanjën “Dita Ndërkombëtare pa Viktima në Trafik”, e cila organizohet në gjithë botën në përkujtim të viktimave të trafikut dhe ngritjes së vetëdijes për sigurinë në trafik, raporton Ekonomia Online.

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës se Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, ka deklaruar se dëmet ndaj kompanive të sigurimeve janë në rritur për 5%.

Siç tha ai kompanitë e sigurimeve vetëm në 6 mujorin e vitit 2019 kanë paguar 23 milionë euro dëme.

“Kompanitë e sigurimeve kanë paguar 400 milionë euro pa përfshirë 2019,  40 milionë dëme vetëm nga veturat e pasiguruara. Vetëm në 6 mujorin e parë kompanitë kanë paguar 22 milionë dëme gjë që është në rritje për 5% krahasuar me vitin e kaluar”, tha ai.

Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor nga Policia e Kosovës, Jeton Rexhepi, ka njoftuar se deri më tash kanë  vdekur 2523 persona në trafik.

Rexhepi deklaroi se krahasuar me vitin e kaluar ka shënuar rënie të lehtë, nga 109 persona  në 99, 10 viktima më pak.

“Deri më sot kanë vdekur 2523 persona. Në vitin 2019 janë 10 viktima më pak, 99 krahasuar me nga vitin e kaluar që kanë qenë 109 persona. Ata duhet të ndryshojnë sjelljen në trafik rrugorë që të kemi rregull dhe siguri më të madhe. Një përkujtim i miliona personave që humbin jetën apo familjarët e tyre në trafik. Institucionet janë duke punuar që gjendja të ndryshoj në vazhdimësi”.

“‘Jeta nuk është pjesë e veturës’, gjithçka mund të ndërrohet, por vetëm jeta jo. Siguria është mbi të gjitha derisa automjeti mund të zëvendësohet në çdo kohë. 15 567 aksidente nga viti 2000. 122 raste të aksidente fatale për çdo vit. Ka shënuar në rënie të lehtë në vitin 2009, 109, derisa në 10 mujorin e vitit 2019 janë 99 raste me fatalitet”, u shpreh ai.

Fejzulla Mustafa, nga Këshilli i Sigurisë për Sigurinë në Trafik në MTI, theksoi se 1.3 milion njerëz vdesin çdo vit në botë, derisa tha se personat që humbin jetën më se shumti janë në vendet që kanë të hyra të mesme.

Sipas Mustafës, me të rrezikuarit janë nga mosha 19-35 vjeçare.

Ndër të tjera, ai bëri të ditur strategjinë e re e cila do të jetë në bashkëpunim me BE-në për sigurinë dhe mbrojtjen e personave në trafik.

“Bashkërisht me Policinë e Kosovës iu kemi bashkangjitur iniciativës në aspektin e Ditës Botërore e Përkujtimit. 1.3 milionë njerëz vdesin në mbarë botën në vit. Në vendet ku humbin jetën më së shumti personat janë vendet qe kanë të hyra të mesme”.

“Që të kemi një fushatë vetëdijesuese të njerëzit që janë mbi 19 vite, pasi më të rrezikuarit janë ata nga mosha 19-35 vjeçare. Strategjia e re duhet të jetë në bashkëpunim me BE-në. Veprimet e strategjisë duhet të zbërthehen me menaxhimin e sigurisë rrugore, në mbrojtjen e shfrytëzuesve rrugor, këmbësorët apo biçiklistët”, ka thënë Mustafa.

Drejtori i Klinikës Emergjente në ShSKUK, Basri Lenjani, ka bërë të ditur se është në rritje numri i rasteve të viktimave në trafik, ku siç tha ai deri në fund të vitit pritet të mbërrij deri në 100 mijë raste.

“Shërbimet emergjente pran shërbimeve spitalor shënojnë numrin më të madh. Kemi pasur 60 mijë raste në vitin 2018 tani kemi mbërri 70 mijë raste ku pritet që deri në fund të vitit të mbërrijmë 100 mijë raste”.

“3806 raste nga aksidentet për 97 raste është rritur numri krahasim me vitin e kaluar. Brenda ditës 16 mijë raste vdesin në ditë në botë nga aksidentet”, thotë Lenjani.

Të ngjashme