Bota e shqetësuar për Afganistanin, Macron thotë se nuk do të lejojnë emigracionin e paligjshëm

| 17 Gus 2021 | 12:58 | Nga

Evropa sheh me shqetësim zhvillimet në Afganistan, në pritje të një vale të re refugjatësh.

Ndërsa qytetarët atje u përfshinë në përpjekje të dëshpëruara për t’u larguar nga vendi i pushtuar prej talibanëve, presidenti francez Emanuel Macron zotohet të ndalë vërshimet drejt kontinentit të vjetër, dhe thotë se Evropa do të krijojë një mekanizëm për t’u mbrojtur nga emigrantët e paligjshëm.

“Destabilizimi në Afganistan rrezikon të sjellë emigracion të paligjshëm në Evropë. Franca do të vijojë të ndihmojë ata që janë më të kërcënuar. Por Afganistani duhet të mobilizojë forcat e veta. Evropa nuk mund të vuajë pasojat e situatës aktuale”, ka thënë ai.

Kryeministri Boris Johnson kërkoi mbajtjen e një samiti të G7-tës, ndërsa Këshilli për Punët e Jashtme të BE, mblidhet me urgjencë për të diskutuar zhvillimet.

Sakaq, kancelarja Angela Merkel pranon se kishin gabuar të gjithë kur kishin besuar se forcat afgane mund t’i bënin rezistencë talibanëve.

Të ngjashme