Kos: Ukraina një nga vendet që po përparon më së shpejti drejt anëtarësimit në BE

Prishtinë | 16 Tet 2026 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Komisonarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka thënë se Ukraina është ndër vendet që po shënon përparim të madh në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Përmes një postimi në X, ajo tha se vendi ka hapur këtë javë dy grup-kapituj tjerë.

“Ukraina është ndër vendet që po shënojnë përparimin më të madh drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pas hapjes së dy grup-kapitujve të tjerë negociues këtë javë, diskutova hapat e ardhshëm me kryeministrin Sergii Koretskyi”, ka shkruar Kos në X.

Ajo njoftoi se ka diskutuar me kryeministrin ukrainas, Sergii Koretskyi, me të cilin janë pajtuar për krijimin e një grupi të përbashkët pune, me qëllim përshpejtimin e përparimit në përmbushjen e kritereve të ndërmjetme dhe avancimin e reformave thelbësore në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

“Ky hap dëshmon përkushtimin tonë për të mbështetur rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE”, tha Komisonarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos.

Të ngjashme