I dashuri i Bebe Rexhës e zë artisten duke bërë gjeste para kamerës

| 28 Gus 2021 | 11:00 | Nga

Këngëtarja shqiptare më famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është një prej shqiptareve më të ndjekura në rrjetin social TikTok.

Ajo numëron afro shtatë milionë ndjekës në këtë rrjet social, i cili është kthyer në një nga platformat më aktive dhe të përdorura nga të rinjtë.

Të shpeshta janë video interesante që 31-vjeçarja realizon në llogarinë e saj të TikTok-ut, të cilat marrin vëmendjen e ndjekësve të saj të shumtë.

Së fundmi, artistja emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha, publikoi në TikTok një video me karakter argëtues, ku shihej duke kërcyer nën ritmet e këngës “Hello, my name is Zuzie”.

E teksa kishte lëshuar kamerën për të xhiruar veten në dhomën e fjetjes, në një moment mund të shihet se si i dashuri i saj, regjisori Keyan Safyari, afrohet për të parë se çfarë po bën ajo.

Ndërsa e dashura e tij kërcen dhe dridhet para kamerës, regjisori amerikan tund kokën në shenj habie dhe këngëtarja shqiptare qesh kur e kupton se ai po e shikon atë.

Të ngjashme