Burri në Lipjan kapet duke vjedhur rroba në një butik

| 03 Sht 2021 | 11:16 | Nga

Një person është arrestuar të enjten në Lipjan, pasi që dyshohet se ka vjedhur rroba në një dyqan.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull i huaj pasi që i njëjti në butikun – pronë e viktimës mashkull kosovar ka vjedhur rroba.”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Të ngjashme