Junikasit përkrahin fuqishëm Ruzhdi Shehun e LDK-së

| 06 Tet 2021 | 08:52 | Nga

Kanidati për kryetar të komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu së bashku me kandidatët për anëtarë të Kuvendit Komunal, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Junik dhe Njësinë e Zjarrfikësve të Junikut.

Me këtë rast, Shehu ka shpalosur Programin  Qeverisës për katër (4) vitet e ardhshme në Junik, duke shtuar se përkrahja e junikasve është duke u rritur çdo ditë prandaj fitorja dhe ndryshimi për Junikun është shumë afër.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,

Së bashku me kandidatët për anëtarë të Kuvendit Komunal, sot kemi vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Junik, Njësinë e Zjarrfikësve të Junikut, disa nga fermerët e Junikut si dhe dhjetëra biznese që veprojnë në Komunën e Junikut.

Me këtë rast kemi shpalosur Programin tonë Qeverisës për katër (4) vitet e ardhshme në Junik. Në përputhje me rekomandimet për mbrojtje nga Covid-19, kemi shpërndarë fletushkat me pikat kryesore të programit tonë si dhe kemi vendosur QR-Code ku mund të lexohet programi ynë edhe në formë elektronike.

Përkrahja e junikasve është duke u rritur çdo ditë prandaj fitorja jonë dhe ndryshimi për Junikun është shumë afër. Faleminderit të gjithë junikasve për mbështetjen e tyre pa rezervë. Shihemi në tubimin e fitores, me 17 tetor.

R.Sh LDK#160

Për Junikun

Për të gjithë

Të ngjashme